Botë

Kryeministri i Libisë i shpëton atentatit

27.05.2015 09:24

Kryeministri i Libisë, Abdullah al-Thinni, ka thënë se i ka mbijetuar një atentati nga persona të armatosur...

Kryeministri i Libisë, Abdullah al-Thinni, ka thënë se i ka mbijetuar një atentati nga persona të armatosur, të cilët kanë sulmuar makinën e tij në qytetin Tobruk.
 
“Falë Zotit, kemi arritur të largohemi”, ka thënë al-Thinni për televizionin al-Arabiya.
 
Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se një roje e kryeministrit është plagosur.
 
Libia mbetet e përfshirë në trazira që nga rënia e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011.
 
Al-Thinni po bën përpjejkje të udhëheqë vendin nga qyteti Tobruk, pasi milicitë e kanë dëbuar nga Tripoli në vitin 2014.
 
Pushteti i tij është sfiduar nga një tjetër organ në Tripoli, i cili thotë se është qeveri legjitime./evropaelire