Maqedoni
Operacionet e pa nevojshme në zemër, LSDM: U zbulua skandali më shokues në shëndetësi
15.11.2025 15:41
LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj zbulimit të skandalit me 10 operacionet e pa nevojshme në zemër....

LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj zbulimit të skandalit me 10 operacionet e pa nevojshme në zemër. Nga kjo parti kërkojnë që minsitria e shëndetësisë të publikojë informacionin e plotë, përfshi emrat e klinikave dhe mjekëve dhe të parashtrohen padi penale ndaj tyre.
“Ka ndodhur një nga skandalet më të mëdha dhe më shokuese në shëndetësi, janë zbuluar të paktën 10 operacione të pa nevojshme në zemër, por ende nuk ka padi penale dhe nuk ka informacione të plota për opinionin. Si është e mundur për skandal të këtillë, pa presedan, ministri ta prezantoj rastin në këtë mënyrë, pa informacion të plotë dhe pa kurrfarë padish. Minsitri Aliu konfirmon se komisioni ka konstatuar operacione të panevojshme, por në fjalinë e njëjtë thotë se raporti nuk është final. Nëse raporti nuk është final si janë konfirmuar faktet shokuese, nëse është konfirmuar pse fshihet dokumenti? Pse nuk publikohen emrat e klinikave dhe mjekët që kanë bërë ato intervenime?. Pse për një skandal të tillë të madh nuk janë parashtruar menjëherë padi penale dhe ato të dërgohen në organet tjera për të vepruar. Çka po pritet? Mos ndoshta dikush duhet të mbrohet, mos ndoshta dikush duhet të fitoj kohë për tu tërhequr, të ikë, të fshihen gjurmët?”, u shpreh Simona Cvetanovski nga LSDM.
