Rajon

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Do ta dërgojmë në Kushtetuese

15.11.2025 16:16

Partia Demokratike në Shqipëri do ta çojë ligjin për barazinë gjinore në Gjykatën Kushtetuese....

Partia Demokratike në Shqipëri do ta çojë ligjin për barazinë gjinore në Gjykatën Kushtetuese. Një paralajmërim i tillë vjen nga kreu i kësaj partie Sali Berisha, i cili megjithatë tha se nuk ka pritshmëri nga kjo gjykatë, pasi sipas tij është nën kontroll. Ky ligj nuk shkonfiguron vetëm familjen, që është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një personi dhe kombi. Por ky ligj instalon edhe censurën. 
 
“Ky ligj, njëlloj si në diktaturën komuniste, kërkon që i akuzuari të provojë se po akuzohet pa fakte dhe kot dhe jo ai që akuzon të paraqesë faktet. Kjo është njëlloj si në kohën e Partisë së Punës që të akuzonin si armik dhe duhet të provoje që nuk ishe armik. Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt. Ne do bëjmë gjithçka që ta zbërthejmë, ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij.”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.