Muriqi: Duam të sigurojmë Play Off-in
15.11.2025 17:24
Sot zhvillohet ndeshja e përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Sllovenia...

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Slloveninë në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila luhet në Lubjanë. Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret, por veçanërisht për Kosovën, që me një barazim siguron pozitën e dytë dhe pjesëmarrjen në ‘play-off’ për Botërorin.
“Me mbrojtje të fortë dhe kundërsulme shpresojmë të ndëshkojmë Slloveninë dhe të afrohemi drejt Kupës së Botës. Jemi katër pikë para Sllovenisë. Ata kanë vetëbesim, por edhe ne jemi ambicioz. Qëllimi ynë është ta sigurojmë plejofin dhe pastaj të shohim më tej”, ka thënë futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi.
Kosova pas Sllovenisë luan me Zvicrën më 18 nëntor në Prishtinë. Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me dhjetë pikë, pasuar nga Kosova me shtatë, Sllovenia me tri dhe Suedia me një pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
