Kolturi e dyta, Shiffrin triumfoi në finlandë

15.11.2025 17:26

Skiatorja shqiptare Lara koulturi, si e dyta është ngjitur në piedestalin e Levit...

Skiatoria e natyralizuar shqiptare Lara kolturi festoi në mënyrën më perfekte 19 vjetorin e lindjes së saj. Italiania me pasportë shqiptare në Kupën e Botës në ski u rendit në vendin e dytë në garën e Slalomit për vajza në pistën e Levi në Finlandë. Shqiptarja mbylli dy provat e saj me kohën e përgjithshme 1:50.58 falë së cilës merr vendin e dytë në Levi. 
 
Më mirë se Colturi bëri vetëm Shiffrin, e cila fitoi për herë të nëntë slalomin në Levi të Finlandës. Skiatoria amerikane pas dy provave të saj regjistroi kohën 1:48.92. Për amerikanen ishte kjo fitorja e 104 në karrierë. 
 
Lara kolturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e cuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan. (Gazetar: Safet Ademi)