Kupa e NBA-së, L.A Klipers fitojnë pas dy shtesave
15.11.2025 17:27
Në kuadër të Kupës së NBA-së, mëngjesin e sotëm, kishim mundësi të shohim mjaft ndeshje interesante...

Basketbollistët e L.A Clippers, pas dy kohërave shtesë me 133:127 e mundi Dallasin, ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e NBA-së. Hero i “Clippersa-ave” në këtë takim ishte James Harden, i cili ndeshjen e përfundoi me 41 pikë ndërsa "triple-double" shënoi plus me 14 kërcime e 11 assitime. Ishte ky "triple-double", I 82-të në karrierën e Harden. Koshashënues më të mirë në këtë përballje tek Dallasin, ishin Naji Marshall dhe D'Angelo Russell, të cilët shënuan nga 28 pikë. Russell në përfundim e çerekut të katërt gjat rezultatit 114:114, humbi goditjen e cila Dallasit, do jakishte siguruar fitoren.
Golden State Warriors për herë të dytë brenda tre ditëve e ka mundur San Antonio, e kësaj radhe në krahët e Stephen Curry iu gëzua fitores me 109:108. Curry ndeshjen e përfundoi me 49 pikë dhe kjo ishte ndeshja e parë pas asaj të dhjetorit të 2022, që dy herë resht ka shënuar 40 e më shumë pikë. Krahas kësaj ai pas legjendës Michael Jordan, është i vetmi që në moshën më të vjetër se 35 vjet, në një takim ka shënuar më shumë se 45 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
