Maqedoni

Myftinia e Tetovës, seminar kushtuar luftimit të dukurive negative

15.11.2025 18:28

Myftinia e Tetovës ka organizuar një seminar kushtuar luftimit të dukurive negative në shoqëri.

Myftinia e Tetovës ka organizuar një seminar kushtuar luftimit të dukurive negative në shoqëri. Qëllimi i seminarit është që nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve, të promovojnë vlera pozitive, solidaritet dhe përgjegjësi qytetare sidomos tek të rinjët.

“Një e keqe e vogël, lulëzon kur e mira heshtë, një padrejtësi e madhe rritët kur ndërgjegjja kolektive bie në gjumë. Në këtë kontekst, çdo hoxhë, çdo profesorë, çdo qytetarë, çdo prind, çdo mësues, çdo i rri që zgjedhë jetë pasive për balë padrejtësisë, pa e kuptuar i jep teren të keqes. E mira pasive është ushqimi i së keqes aktive. Nëse duam të kemi një shoqëri të drejtë, të ndershme dhe të shëndoshë, nuk mjafton vetëm të mos bëjmë keq, duhet të bëjmë mirë dhe të veprojmë. Lufta kundër dukurive negative në shoqëri, korrupsionit, dhunës, varfërisë morale, nuk fitohet me ligje të shkruara apo konventa ndërkombëtare, por me edukim dhe vetëdijet të ndezur.”, u shpreh myftiu i Tetovës, Selver Xhemaili.