Maqedoni

Parashikimi i motit

16.11.2025 11:24

Moti sot me diell dhe me vranësira të pakta deri të moderuara, temperatura deri në 20°C...

Herët në mëngjes, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri të moderuara. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga -3 deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 20°C.
 
Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë, me vranësira të pakta deri të moderuara. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16°C.
 
Nesër vranësirat do të shtohen, ndërsa nga e marta do të mbajë mot ndryshueshëm me reshje lokale shiu, vende-vende më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Temperaturat ditore nuk do të kenë ndryshime të rëndësishme.