Botë
Në Egjipt tetë xhihadistë janë dënuar me vdekje me varje
27.05.2015 10:02
Gjykata egjiptiane dje përcaktoi dënime me vdekje për tetë xhihadistë, pasi i shpalli fajtorë për dhunën kundër focave të sigurisë...

Gjykata egjiptiane dje përcaktoi dënime me vdekje për tetë xhihadistë, pasi i shpalli fajtorë për dhunën kundër focave të sigurisë dhe përkatësi në grupet të cilat nxisin terrorizëm, kumtoi një përfaqësues gjyqësor.
"Gjykata penale në Zagazig dënoi tetë xhihadistë me vdekje me varje, prej se i shpalli fajtorë për përkatësinë në grupin ekstremist sunit Takfira", tha ai.
Të dënuarit ngarkohen edhe për "nxitje të terrorizmit dhe dhunës, si dhe për planifikim të vrasjeve të anëtarëve të ushtrisë dhe policisë".
Pesë nga tetë të dënuarve, u është gjykuar në mungesë.
Forcat egjiptiane të sigurisë shpesh herë ishin cak i sulmeve, veçanërisht në Sinai, pas rrëzimit të presidentit islamik Mohamed Morsi në vitin 2013./mia
