Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa

16.11.2025 12:02

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
 
Nga data 15.11.2025 fillon detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. Më shumë informacione mund të lexoni në këtë link.
 
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikëkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur gjatë lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në zonat e ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi të paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.