Maqedonia dhe Uellsi luajnë për vendin e dytë

16.11.2025 12:23

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në historinë e saj deri në xhiron e fundit mbetet në garë për pozitën e parë...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në historinë e saj deri në xhiron e fundit mbetet në garë për pozitën e parë në një grup eliminatot. Dal ngadalë gjërat po ndryshojnë dhe ambiciet po rriten, ndërsa rezultatet janë më të mira.  Në grupin “J” eliminator për botërorin e ardhshëm, Maqedonia në xhiron e fundit futet si e dyta me 13 pikë, 2 më pak se favorite Belgjika. 
 
Është reale të besohet se Belgjika, në terren vendas do të bëjë detyrat e shtëpisë  e ta mund Lihtenshtajnin që nuk ka asnjë pikë dhe për këtë shkak është më se e sigurtë se do ta ruajnë pozitën e parë dhe direkt do shkojnë në botëror. Maqedonia ka vetëm gjasa matematikore për të përfunduar e para në grup. E për tu bërë kjo realitet, duhet të ndodhë e pa mundura që Lihteshtajni, ta mund Belgjikën ndërsa Maqedonia në Kardif ta mund Uellsin.  
 
Në fund të këtyre elimatoreve por në Kardif, përfaqësuesja e vendit dhe ajo e Uellsit, do të luajnë për pozitën e dytë në grupin “J”, që siguron play offin për botërorin e 2026-tës. Përfaqësueses së vendit duket se shumë shtrenjtë në këto eliminatore po i kushtojnë barazimet në Shkup, me Uellsin kur pranoi gol në minutën e 96, si dhe ai me Kazakistanin në tetor. Megjithatë Maqedonia e ka siguruar mbiluajtjen, ndërsa të martën në Kardif, do të luaj për një pozitë sa më të mirë në short, ose thënë më thjeshtë për një kundërshtar më të lehtë në “play off”. (Gazetar: Safet Ademi)