Oklahoma “leksion” edhe Sharlotit, Donçiç në mesin e legjendave të NBA-së
16.11.2025 12:37
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e L.A Lakers, që mundi 119-95 Milwaukee....

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e L.A Lakers, që mundi 119-95 Milwaukee. Mjaft interesante ishte përballja mes Donçiç dhe Antetokoumpo, me sllovenin që realizoi 41 pikë karshi 32 të grekut, duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Austin Reaves shtoi 25 pikë për Lakerse, të cilët në gjysmëlojë kishin 31 pikë epërsie dhe fituan ndeshjen e dytë me radhë. Ishte kjo ndeshja e 50-të, në të cilën slloveni Donçiç e kalon pragun e 40 pikë para se të mush 27 vjet. Para tij një arritje të tillë kanë pasur vetëm tri legjenda - Majkëll Xhordan, Vilt Çemberlen dhe Bob Makadu.
Ekipi kampion i Oklahoma vijon të dominojë në NBA edhe këtë sezon, duke mposhtur sot 109-96 Charlotte jashtë fushe. Alexander Shai me 33 pikë mbetet ylli i këtij ekipi, mbështetur edhe nga Holmgren me 25 pikë.
Në takimet e tjera, skuadra e Denver mundi sot 123-112 Minnesota dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Po ashtu edhe Cleveland mundi 108-100 Memphis Ndërsa Toronto, falë një loje të mire kolektive ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mundi 129-111 Indiana. (Gazetar: Safet Ademi)
