Botë
(FOTO) Përmbytje në Oklahoma dhe Teksas, 17 persona kanë vdekur, mbi 40 janë të zhdukur
27.05.2015 14:57
Bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas është rritur duke shkuar në 17 të vdekur, ndërsa të paktën 40 persona të tjerë janë të zhdukur...

Mediat lokale raportojnë se të zhdukurit kanë humbur përgjatë lumit Blanco. Shirat e mëdha kanë goditur edhe Houston-in, qytetin më të madh në Teksas.
Ndërkohë, autoritetet vendase shprehen se më shumë se 4 mijë ndërtesa janë dëmtuar, ndërsa rreth 2.500 automjete janë braktisur vetëm në Houston.
12 nga viktimat kanë vdekur në Teksas dhe 5 të tjerë në Oklahoma.
Stuhia, e cila goditi këto shtete, dërgoi në këto zona reshje të mëdha, duke shkaktuar përmbytje masive, ndërsa një tornado në Ciudad Acuna, një qytet në kufi, shkaktoi të paktën 13 persona të vdekur.



