Maqedoni

VLEN: Po rikthehet stabilitetit financiar i Shkupit

16.11.2025 14:04

Koalicioni VLEN thotë se me këshilltarët e sajë në krye të vendimmarrjes...

Koalicioni VLEN thotë se me këshilltarët e sajë në krye të vendimmarrjes, Shkupi po rikthehet në binarët e zhvillimit dhe stabilitetit financiar.

“Në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, falë angazhimit të palëkundur, profesionalizmit dhe qasjes shtetndërtuese të këshilltarëve të VLEN-it, u miratua rebalanci i buxhetit për vitin 2025, një hap vendimtar që hap rrugën për një menaxhim më të mençur të parasë publike dhe për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.”, theksojnë nga VLEN. 
 
Sipas këtij koalicioni, rebalanci i miratuar krijon bazën për një menaxhim më efikas të mjeteve publike, duke siguruar që çdo denar të shkojë aty ku ka më shumë nevojë: te shërbimet cilësore, infrastruktura moderne dhe mirëmbajtja e qytetit. 
 
“Me këtë rebalanc hapet rrugë për: përforcimin e programeve të zhvillimit 2025–2027, modernizimin teknologjik dhe shërbimet digjitale, mirëmbajtjen e rrugëve dhe menaxhimin e infrastrukturës gjatë dimrit, pastërtinë publike dhe gjelbërimin, mbështetjen e ndërmarrjeve publike, përmirësimin e politikave sociale, mjedisore, kulturore dhe arsimore.”, theksojnë nga VLEN.