Ekonomi
LOE: Buxheti krijon stabilitet, rritja e rrogave të lidhet me produktivitetin
16.11.2025 15:44
Propozim Buxheti për vitin 2026 ndodhet për shqyrtim para deputetëve në komisionin amë...

Propozim Buxheti për vitin 2026 ndodhet për shqyrtim para deputetëve në komisionin amë. Ai vlerësohet si “zhvillimor, por kërkon kujdes në shpenzime”, që të ketë më shumë mbështetje edhe për bizneset, thot Goran Gjorgjievskit nga Lidhja e Odave Ekonomike. Sipas tij projeksionet për të ardhurat janë reale, por në pjesën e rritjes së rrogave, Gjorgjievski thotë se kjo duhet të lidhet me produktivitetin.
“Buxheti krijon stabilitet dhe konsistencë por ka segmente ku vlerësojmë se duhet ti qasemi në mënyra të ndryshme. Rrogat dhe pensionet që flitet se vitin e ardhshëm do të rriten, edhe pse i respektojmë punëtorët si resurs kryesorë i vet kompanive, pasi resurset njerëzore janë të një rëndësie të veçantë për kompanitë dhe anëtarët e Lidhjes së Odave Ekonomike, vlerësojmë se kjo në një fare mënyre duhet të lidhet me produktivitetin. Kjo është temë që flitet vazhdimisht dhe vlerësojmë se duhet të vazhdoj të flitet pasi është e lidhur me konkurueshmërinë e kompanive, për kapacitetin e tyre prodhues dhe eksportues dhe është e lidhur me atë se harxhimet e kompanive nuk guxon të rriten seriozisht.”. u shpreh Goran Gjorgjievski nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Ky buxhet është planifikuar në 6.7 miliardë euro, ndërsa është paraparë që në arkën shtetërore të derdhen më shumë para nga tatimi mbi të ardhurat personale, me rritje prej 8.7%. Rritja më e madhe pritet te të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, me mbi 14%. Nga TVSH-ja pritet të inkasohen 1.5 miliardë euro, ndërsa nga kontributet sociale të qytetarëve rreth 1.98 miliardë euro. Rritja ekonomike parashihet të arrijë në 3,8%, infaliconi në 2,5% ndërsa deficit buxhetor në 3,5% ndërsa investimet kapitale janë planifikuar në 650 milionë euro.
NAIM SINANI
