Pa ujë një pjesë e Komunës së Karposhit
17.11.2025 10:25
Pa ujë sot në orën 9:00 do të mbeten...

Pa ujë sot në orën 9:00 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Franklin Ruzvelt”, “Rampo Levkata”, “Drezdenska” dhe Konvikti studentor i Qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski” – Shkup.
Siç informojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” -Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërrimit të tre kapakëve në rrugën “Franklin Ruzvelt” numër 37.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
