Uesli Klark do të dëshmojë sot në Hagë
17.11.2025 11:45
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën...

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Uesli Klark do të paraqitet sot para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Klarki do të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi. Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar. Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Rubin. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes.
Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor.
