Konferenca e 7-të ndërqeveritare Shqipëri – BE, hapet kapitulli i fundit i negociatave
17.11.2025 12:14
Sot hapet grupkapitulli i fundit i negociatave...

Sot hapet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri - BE. Me këtë rast, komisionarja Marta Kos deklaroi se Shqipëria ka shënuar përparim dhe shtoi se BE është shtëpia e re e shqiptarëve.
Ajo është shprehur se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë përparim gjigant.
“Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Evropë.”, theksoi Marta Kos.
