Botërori 2026, pesë përfaqësuese evropiane siguruan vizën amerikane

17.11.2025 13:44

Deri më tani kemi mësuar emrat e 32 pjesëmarësve të cilat do të luajnë në botërorin e ardhshëm...

Nga 48 ekipet përfaqësuese të cilat do të luajnë në botërorin e ardhshëm, deri më tani kemi mësuar emrat e 32 pjesëmarësve. Norvegjia u bë skuadra e 32-të kombëtare që siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në verën e vitit 2026 në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë. Norvegjia doli e para në grupin “I”, ndërsa po të dielën disa orë më herët vizën e kishte siguruar Portugalia. Me këtë numri i kombëtareve të kontinetit të vjetër tani është ngritut në pesë pjesëmarës me – Francën, Anglinë dhe Kroacinë. 
 
Deri më tani më shumë pjesëmarës kemi nga Afrika (9), Azia (8). Në mesin e 32 përfaqësueseve pjesëmarëse në botërorin e ardhshëm, kemi edhe tri piërfaqësuese debutuese – Uzbekistani, Jordani dhe Kepi i Gjelbërt. 
 
Shorti për grupet e fazës finale të Kupës së Botës do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor 2025, në Qendrën Kennedy në Uashington. Lista përfundimtare e vendeve pjesëmarëse në Kupën e Botës, do të dihen deri në kohën e shortit, me gjashtë vendet e fundit që do të kualifikohen përmes ndeshjeve play-off në mars të vitit të ardhshëm. Në ato ndeshje të “play-offit”, Europa do të jetë katër pjesëmarësit e fundit. (Gazetare: Safet Ademi)