Utah fituan pas shtesave, Bostoni mundi L.A Klipers
17.11.2025 13:45
Basketbollistët e L.A Klipers natën mes të dielës dhe të hënës në transfertë me rezultatin 118:121 u mundën nga Bostoni....

Basketbollistët e L.A Klipers natën mes të dielës dhe të hënës në transfertë me rezultatin 118:121 u mundën nga Bostoni. Ishte kjo humbja e tyre e shtatë në tetë ndeshjen e fundit në NBA. Më i spikatur tek Bostoni,ishte Broën, që takimin e përfundoi me “double-double” me 33 pikë e 13 kërcime. Ndërsa tek mysafirët me lojën e tij u dallua James Harden, që takimin e përfundoi me 37 pikë. Bostoni në Lindje e mban pozitën e 9-të, me përpjestimin 7/7. L.A Klipers në Konferencën e Perëndimit e mbajnë pozitën e 11-të, me 4 fitore e 9 humbje.
Pas kohës shtesë fitores iu gëzuan Dallasi dhe Utah. Dallasi me 138:133 e mundi Portland-in, ndërsa skuadra e Utah Jazz, pas dy kohëve shtesë mundi me 150-147 Chicago Bulls. Lauri Markkanen me 47 pikë u dallua për vendasit. Për Chicago-n, ishte kjo disfata e pestë rresht. Në ndeshjet e tjera – Uashingtoni në terren vendas me 129:106 u mund nga Bruklin dhe kështu humbi ndeshjen e 11 resht. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Golden State, që me 124-106 mundi Neë Orleans. Rikthehet te fitorja San Antonio, që mposhti 123-110 Sacramento. Atlanta, në sekondat e fundit mundi me 124-122 Phoenix jashtë fushe. (Gazetare: Safet Ademi)
