Sinner fiton për të dytin vit radhazi ATP Finals

17.11.2025 13:48

Jannik Sinner ka fituar “ATP Finals” në Torino për të dytin vit radhazi....

Jannik Sinner ka fituar “ATP Finals” në Torino për të dytin vit radhazi. Italiani Sinner, sikurse vitin e kaluar edhe sivjet deri tek titulli kampion erdhi pas asnjë set të humbur. Ai në finale me 2:0 në seta e mundi Carlos Alcaraz. Kjo ishte përballja e tyre e 16-të, në të cilën italiani iu gëzua fitores së 6-të.
 
Jannik Sinner dhe Alcaraz në këtë vit kan luajtur në 3 finale grand slam në të cilat spanjolli ka trimfuar në Roland Garos dhe US Open.