Kok thyen rekordin më të vjetër në rrëshqitje të shpejtë
17.11.2025 13:50
Skiatorja holandeze Femke Kok (25), ka shënuar rekord të ri në rrëshqitje të shpejtë në garën e 500 metrave...

Skiatorja holandeze Femke Kok (25), ka shënuar rekord të ri në rrëshqitje të shpejtë në garën e 500 metrave në Kupën e Botës, që u zhvillua në Salt Lake City.
Tre herë kampionia e botës, triumfoi në vrapin e 500 metrave me kohën 36.09 , duke thyer rekordin e vjetër 12 vjeçar të cilin e mbante koreania Zou Sang-Hwa Lee. Po ashtu edhe Lee, në këtë pistë në të njëjtë ditë në vitin 2013 e kishte vendosur rekordin me 36.36 sekonda.
