Sulme të reja ruse në Harkiv
17.11.2025 13:50
Rusia i ka vazhduar bombardimet vdekjeprurëse...

Rusia i ka vazhduar bombardimet vdekjeprurëse mbi qytetet ukrainase, duke i vrarë të paktën tre njerëz në rajonin e Harkivit gjatë natës, thanë zyrtarët lokalë.
Sulmet u kryen derisa presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, po përgatitet për ndalesën e radhës në turneun e tij në kryeqytetet evropiane për të gjetur më shumë mbështetje.
Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës raportuan të hënën se tre njerëz u vranë dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm rus në qytetin lindor Balaklia, një nyje e rëndësishme hekurudhore në rajonin e Harkivit. Vitali Karabanov, kreu i administratës ushtarake në Balaklia, tha se sulmi goditi qendrën e qytetit dhe plagosi të paktën tre fëmijë. Nëntë persona u shtruan në spital, ndërsa ekipet e emergjencës ndodheshin në vendngjarje, shtoi ai.
