Tetovë, alarme të rreme për bomba në shkolla

17.11.2025 14:20

Alarm për bomba në dy shkolla të mesme të gjimnazit të Tetovës....

Alarm për bomba në dy shkolla të mesme të gjimnazit të Tetovës, por këtë herë email-i për bomba nuk është dërguar në email-et zyrtare të shkollave, por në email-in zyrtar të SPB-Tetovë.

Edhe pse alarmi ishte i rremë, drejtuesit e shkollës kanë marrë masa duke evokuar të gjithë nxënësit pas njoftimit nga policia, tha drejtori i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Jeton Kamberi.

“Në mëngjes afër orës 7:45, pasi filloi ora e parë, alarmin e dhanë organet e rendit, pra policia. Ngjashmëria është evidente, por kësaj radhe dallimi është se nuk na kanë ardhur email-e tek shkolla, por u ka shkuar email-i në polici dhe ne nuk dinim gjë. Në mëngjes nxënësit hyn në klasa dhe pastaj erdhi policia dhe kërkoi që nxënësit ta lëshojnë objektin shkollor. Dhe kështu ndodhi, policia bashkë me përgjegjësit e ndërrimit nxorën nxënësit nga mësimi dhe vijon kontrolli.”, - deklaroi drejtori i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, Jeton Kamberi.

Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet në zbardhjen e rastit dhe vendin nga ku është dërguar email-i.

“SPB-Tetovë ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat dhe aktivitetet dhe ka evakuuar shkollën nga nxënësit dhe janë siguruar në pjesët e jashtme. Janë marrë masat për kontroll të objektit, por u konstatua se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. Viteve të fundit këto alarme janë shpeshtuar, andaj MPB ndërmerr masa dhe Sektori për krim kompjuterik dhe forenzik marrin masat për ta locuar personin që ka dërguar këtë email.”, - theksoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Nga MPB dyshohet se email-i një herë është shkruar në gjuhën maqedonase dhe përmes Google është përkthyer në gjuhën shqipe.

Ndërsa sipas udhëheqësit të sektorit për veprimtari komunale, Valedin Ademi, procesi arsimor po vazhdon pa probleme e panik në këto dy shkolla.

Ndërsa nuk është hera e parë që shkollat e Tetovës kërcënohen nga emal-i për bomba, por deri më tani punohet për zbardhje të autorëve. (Visar Sadiki, TVM2)