Botë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeson listën e grave më të fuqishme në botë
27.05.2015 12:01
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, për të pestin vit me radhë kryeson listën e grave më të fuqishme në botë të revistës “Forbes”...

Pas saj radhiten ish sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ndërsa në vendin e tretë Melinda Gates, bashkëkryesuese e Fondit “Bill” dhe “Melinda Gates”.
Në top-dhjetëshen e parë bën pjesë edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në vendin e gjashtë, dhe presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, në vendin e shtatë.
Lista vjetore e 100 grave më të fuqishme të botës përfshin liderët në tetë kategori: politikë, teknologji, biznes, financa, media, sipërmarrje, filantropi dhe miliardere.
