Maqedoni
Dy avionë po qarkullojnë mbi Shkup, nuk mund të ulen për shkak të erës së fortë – dy të tjerë janë devijuar drejt Prishtinës
17.11.2025 20:20
y fluturime të mbrëmjes të “Wizz Air” që duhej të uleshin në aeroportin e Shkupit janë devijuar drejt Prishtinës...

Dy fluturime të mbrëmjes të “Wizz Air” që duhej të uleshin në aeroportin e Shkupit janë devijuar drejt Prishtinës për shkak të kushteve të pafavorshme për ulje. Fluturimet nga Berlini dhe Eindhoven, me rutat W64740 dhe W64716, rreth orës 18:20 dhe 18:50 kanë marrë udhëzime të vazhdojnë drejt aeroportit të Prishtinës.
Arsyeja pse nuk kanë mundur të ulen në aeroportin e Shkupit, siç njoftoi pasditen Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMS), është era e fortë jugore që ka përfshirë Rajonin e Shkupit.
Dy avionë të tjerë, ndërkohë, aktualisht po qarkullojnë mbi qiellin e Shkupit dhe presin udhëzime për ulje.
“Dy avionë janë devijuar për ulje drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa dy të tjerë ende qarkullojnë dhe presin udhëzime për ulje”, informojnë nga DMS.
Sipas informacioneve, era po fryn në një lartësi më të madhe, gjë që vështirëson uljen e avionëve.
