Trump nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren në Venezuelë

18.11.2025 10:46

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale...

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale gjatë një aktiviteti mbi FIFA-n, Presidenti Donald Trump u pyet në lidhje me Venezuelën.

“E kuptoj që nuk doni të jepni prova, por a ka ndonjë gjë që jeni gati ta përjashtoni në këtë pikë? A po e përjashtoni mundësinë e trupave amerikane në terren?”, pyeti gazetari.

“Jo, nuk e përjashtoj këtë. Nuk përjashtoj asgjë”, - tha Trump.

“Thjesht duhet të kujdesemi për Venezuelën.”

Trump është informuar mbi opsionet e përditësuara për operacione të mundshme ushtarake në Venezuelë, duke përfshirë një sulm tokësor, raportoi të premten ABC News.

Të dielën, Trump sugjeroi se administrata e tij mund të jetë e hapur për biseda me Presidentin Nicolas Maduro.