Tragjedia në diskotekën “Puls”, gjykimi do të nisë të mërkurën
Gjykimi për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan...

Gjykimi për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi më 16 mars dhe në të cilin humbën jetën 63 persona dhe u plagosën mbi 200, do të fillojë të mërkurën në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës.
Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, njoftoi se Prokuroria do të përfaqësohet nga një ekip prej rreth 15 prokurorësh, me një plan të përcaktuar tashmë për koordinimin e tyre.
Aktakuza, e ngritur në qershor të këtij viti, përfshin 34 individë dhe tre persona juridikë, të akuzuar për krime të rënda kundër sigurisë publike.
Midis tyre janë tre ish-kryetarë të Komunës së Koçanit, katër drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pesë nëpunës civilë, një sekretar i përgjithshëm dhe dy ish-ministra të ekonomisë. Tre personat përgjegjës dhe pronarët e kompanisë, degë e së cilës ishte kabareja "Puls", janë të akuzuarit e parë.
Prokuroria Themelore Publike në Koçan po zhvillon gjithashtu një procedurë paraprake hetimore kundër zyrtarëve të Zyrës së të Ardhurave Publike.
Të akuzuar janë pronarët e diskotekës, anëtarët e familjeve të tyre, një arkitekt, ish-kryetar i komunës, inspektorë, roje sigurie dhe zyrtarë shtetërorë.
