Bruksel, mbahet Samiti i Zgjerimit të BE-së

18.11.2025 12:21

Në Bruksel do të zhvillohet Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2025...

Në Bruksel do të zhvillohet Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2025, i cili mbahet nën moton “Plotësimi i Unionit, Sigurimi i së Ardhmes Sonë”.

Samiti, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe komisionarja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, Marta Kos, synon të krijojë një platformë të përhershme dialogu mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e vendeve kandidate.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeministri, Edi Rama, ndërsa vjen në një moment kur Shqipëria hapi një ditë më parë të gjithë grup-kapitujt për procesin e negociatave me synimin për të përmbyllur kapitujt e anëtarësimit brenda vitit 2027.

Forumi do të përqendrohet në katër tema kryesore: domosdoshmërinë gjeopolitike të zgjerimit, rolin e shteteve anëtare dhe rajoneve në proces, perceptimet dhe aspiratat e qytetarëve në vendet kandidate, si dhe hapat politikë dhe institucionalë të nevojshëm për të arritur momentin e shumëpritur – një “PO!” për zgjerimin.