Kroaci, zjarri përfshiu ndërtesën “Vjesnik” në Zagreb
18.11.2025 12:41
Një zjarr në rrokaqiellin "Vjesnik" në rrugën "Sllavonska"...

Një zjarr i madh shpërtheu në rrokaqiellin “Vjesnik” në Zagreb, duke u përhapur vertikalisht përmes hapjeve të ventilimit, duke mbuluar disa kate, duke bërë që një numër i madh zjarrfikësish dhe pajisjesh të dërgoheshin për ta shuar atë. Megjithatë, ndërhyrja e brendshme u pezullua për shkak të rrezikut në rritje. Aktualisht nuk ka informacion mbi shkakun e zjarrit dhe nuk janë raportuar të lënduar. Nuk kishte njerëz në ndërtesë në kohën e aksidentit.
"Ajo që ishte shumë e rrezikshme ishte se kur ekipet filluan të ngjiteshin për të shuar zjarrin në majë të ndërtesës, zjarri filloi të shfaqej në katet e poshtme; në të pestin dhe të gjashtin dhe madje edhe në katin përdhes, gjë që ngre disa dyshime se shkaku mund të lidhet me instalimet e ndërtesës. Deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, 30 automjete kishin kaluar nëpër vend, disa prej tyre logjistike, sigurisht, dhe rreth 80 zjarrfikës, si profesionistë ashtu edhe vullnetarë, ishin të përfshirë.", - deklaroi komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të Zagrebit, Sinisha Jembriq.
“Zjarri shpërtheu pak pas orës 23:00, shkaku është ende i panjohur. Ka disa dyshime, por një hetim duhet të përcaktojë shkakun e saktë. Ju e dini që rrokaqielli “Vjesnik” është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të spikatura në Zagreb, por për fat të keq është dëmtuar plotësisht, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Inxhinierët do të duhet të përcaktojnë nëse struktura e betonit të armuar është e përshtatshme vetëm për prishje apo nëse rindërtimi është i mundur.”, - theksoi kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Goran Tomasheviq.
Hetimi është duke vazhduar dhe autoritetet do të vlerësojnë nëse zjarri shkatërroi strukturën e ndërtesës.
FITIM KRYEZIU
