Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton planin e mbështetur nga ShBA-ja për Gazën

18.11.2025 13:13

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e hartuar nga ShBA-ja...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e hartuar nga ShBA-ja, e cila mbështet planin 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Tramp, për Gazën.

Rezoluta u mbështet nga 13 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Somalinë dhe asnjë nuk votoi kundër propozimit, ndërsa Rusia dhe Kina abstenuan. Miratimi i saj ishte një "hap i rëndësishëm në konsolidimin e armëpushimit.", tha një zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Por, Hamasi e ka hedhur poshtë rezolutën, duke thënë se ajo nuk përmbush të drejtat dhe kërkesat e palestinezëve.

Duke shkruar në Telegram pas miratimit të rezolutës, Hamasi tha se plani "imponon një mekanizëm ndërkombëtar kujdestarie në Rripin e Gazës, të cilin populli ynë dhe fraksionet e tyre e refuzojnë".

Në plan përfshihet edhe krijimi i një Force Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF), në të cilën, sipas ShBA-së, shumë vende të paidentifikuara janë ofruar të kontribuojnë.