Foda: Në futboll shpesh ndodhin mrekulli
18.11.2025 13:55
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Zvicrën në Prishtinë...

Përfaqësuesja e Kosovës, sonte në mbrëmje do të luajë ndeshjen e fundit fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, do ti bëjë konak Zvicrës. Kjo do jetë një ndeshje luksi për të dyja përfaqësueset, pasi të dyja ia kanë arritur qëllimit të tyre. Pas fitores 2:0 ndaj Sllovenisë të shtunën në Lubjanë, Kosova e ka siguruar pozitën e dytë në Grupin B dhe njëherësh biletën për ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026.
“Na ka mbetur vetëm edhe një ndeshje me Zvicrën. Do të jetë shumë e rëndësishme se si do të paraqitemi në fushë. Luajmë në shtëpi para tifozëve tanë. Ka një eufori të madhe në vend, sidomos pas ndeshjeve të fundit. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Kemi treguar paraqitje shumë të mira përveç ndeshjes së parë në Zvicër. E kam thënë edhe më herët se për mua ka arsye për festë vetëm atëherë kur përmes ndeshjeve të ‘play-off’-it arrijmë të kualifikohemi në Kupën e Botës. Atëherë mund të themi me plot të drejtë se kemi shkruar një histori të madhe.”, u shpreh trajner i Kosovës Franco Foda.
Matematikisht Kosova ende është me gjasa për kualifikim direkt në Botëror, por për këtë i duhet një mrekulli, pasi duhet fitorja me rezultat 6:0 ndaj Zvicrës. (Gazetar: Safet Ademi)
