NBA, Detroit fiton ndeshjen e 10-të me rradhë
18.11.2025 13:56
Basketbollistët e Detroit Pistons, kanë vazhduar serinë e tyre të fitoreve...

Basketbollistët e Detroit Pistons, kanë vazhduar serinë e tyre të fitoreve. Këta natën e kaluar iu gëzuan fitores së 10-të resht, pasi në shtëpi me 127-112 e mundën Indiana Pacers. Jalen Duren, pas dy muajsh pushim u kthye në parket dhe që në ndeshjen e parë dominoi duke shënuar 31 pikë e 15 kërcime për Detroit. Për skuadrën vendase është kjo seria më e gjatë e fitoreve të një pas njëshme që nga sezoni 2007/08. Pascal Siakam te Indiana ishte më disponuar për lojë dhe takimin e përfundoime 29 pikë. Për mysafirët ishte humbja e tetë me radhë.
Cleveland Cavaliers në terren mysafir me 118-106 e mundi Milëaukee Bucks, ndërsa violina e tyre e parë ishte Donovan Mitchell. Ai ndeshjen e përfundoi me 37 pikë. Sam Merrill nga 20 pikët e tija, 11 i shënoi në çerekun e fundit. Ylli i Milëaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo për shkak të lëndimit e braktisi lojën në çerekun e dytë dhe ndeshjen e përfundoi me 14 pikë. Gjat ndeshjes kishte 17 ndryshime të epërsisë dhe 10 barazime të rezultatit, ndërsa Cleveland u larguan në rezultat 100:91 në fillim të çerekut të fundit edhe atë dalë tre pikëshit të Merrill. Për Milëaukee Bucks, ishte kjo humbja e dytë rresht, ndërsa Ryan Rollins me 24 pikë ishte më spikaturi.
Chicago Bulls, në trasfertë me 130-127 e mundi Denver Nuggets. Toronto Raptors me 110-108 e mundi Charlotte Hornets, ndërsa fitoren ua siguroi RJ Barrett, që shënoi pikët vendimtare në 18 sekonda para se të bie sirena. Miami Heat në terren vendas me 115-113 e mundi Neë York Knicks. Minnesota Timberëolves me 120-96 në Minneapolis e mundi Dallas Mavericks. (Gazetar: Safet Ademi)
