Oleksandr Usyk heq dorë nga titulli, Wardley kampioni i ri i botës në WBO

18.11.2025 13:57

Boksieri ukrainas Usyk ka hequr dorë nga titulli i peshave të rënda të kategorisë WBO...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka hequr dorë nga titulli i peshave të rënda të kategorisë WBO. Vendimi erdhi pasi Usyk, që ka 24 fitore, asnjë humbje u urdhërua të përballej me Fabio Wardley, kampionin e përkohshëm të kësaj kategorie. Për pasojë, britaniku i pamposhtur Wardley me 20 fitore, 1 barazim në karrierë, është kurorëzuar si kampioni i ri i botës në kategorinë WBO. 
 
Një deklaratë, WBO sqaron: “Se Usyk ka zgjedhur të heqë dorë nga titulli i ti.”, duke shtuarr se: “Dyert e WBO-së do të mbeten gjithmonë të hapura për Oleksandr Usyk dhe ekipin e tij.”
 
Usyk iu komunikua nga WBO në shtator se duhet të përballet me fituesin e Parker vs Wardley, por ai refuzoi për shkak dëmtimi. Wardley fitoi titullin e përkohshëm WBO muajin e kaluar pasi mundi me KO në raundin e 11-të Joseph Parker. Wardley bëhet kampioni më i ri botëror i peshave të rënda i Britanisë, duke ndjekur Daniel Dubois, Tyson Fury dhe Anthony Joshua. (Gazetar: Safet Ademi)