Maqedoni
Dëmet nga vërshimet në rajonin e Gjevgjelisë janë vlerësuar në 10,5 milion denarë
27.05.2015 12:13
Dëmet nga moti i keq që në muajin mars e përfshinë territorin e komunës së Gjevgjelisë vlerësohen në 10,5 milion denarë...

Dëmet nga moti i keq që në muajin mars e përfshinë territorin e komunës së Gjevgjelisë vlerësohen në 10,5 milion denarë, vlerësoi Komisioni komunal për vlerësim të dëmeve nga fatkeqësitë elementare.
Vlera e konfirmuar do t'u paguhet 38 personave fizikë, katër subjekteve afariste dhe 17 ekonomistëve të shtëpive dhe vilave të cilët në afatin e caktuar i kanë paraqitur dëmet e pronave, të mbjellave bujqësore dhe objekteve infrastrukturore.
Uji i vërshuar nga shtrati i Vardarit, Kovanka dhe lumi Suva kanë përmbytur sipërfaqe prej 24,4 hektarë në fushat e Negorcit, Mërzencit dhe Bogorodicës dhe dëmtimet e objekteve për banim në Gjevgjeli, Davidovë dhe Smrdliva Voda. Dëmet e bëra sipas vlerësimit të komisionit lëvizin prej dy deri në 100 për qind.
Elaborati ka marë dritë të gjelbërt nga Këshilli i komunës së Gjevgjelisë dhe do të dërgohet në miratim para Komisionit të shkallës së dytë./mia
