Maqedoni

Zgjedhja e kryetarit të KShPK-së, nisin intervistat me kandidatët

18.11.2025 16:56

Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka nisur procesin e intervistave me kandidatët për kryetar të KShPK-së....

Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka nisur procesin e intervistave me kandidatët për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Gjatë dy ditëve të ardhshme, do të intervistohen 10 kandidatë dhe pas kësaj do të bëhet përzgjedhja e kryetarit të ri. Ky proces vjen pas dorëheqjes së ish-kryetares, Tatjana Dimitrovska, e cila u largua nga posti për shkak të akuzave në rastin "Aditiv".
 
“Sot fillojmë me intervistat me 5 prej tyre, nesër vazhdojmë me 5 të tjerët. Është planifikuar që ditën pas intervistave të mblidhemi si Komision dhe, sipas formularit dhe ligjit, duke respektuar procedurat, të bëjmë renditjen e kandidatëve dhe secili anëtar ta vlerësojë veçmas. Plani është që në fund të javës, sipas asaj që përcakton Kuvendi, pra të premten, të thirret Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime dhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të zgjidhet pas vlerësimit nga Komisioni i Përzgjedhjes.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.