Futboll

Arrestohen disa zyrtarë në FIFA

27.05.2015 12:36

FIFA është përfshirë në një skandal korrupsioni. Disa zyrtarë të saj janë arrestuar në Zyrh në hotelin ku ndodheshin...

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm.
 
Akuzat janë përcaktimi i vendeve mipkritëse të botërorëve dhe marrëveshjet e marketingut dhe të drejtave televizive. Presidenti aktual Sepp Blatter po hetohet, por nuk është i akuzuar.
 
Gjithçka ka nisur nga autoritetet amerikane që kanë mbledhur fakte për 20 vitet e fundit që më pas do t’i kalojnë gjykatës së Bruklinit ku do të zhvillohet edhe çështja.
 
Prej vitesh Byroja Federale e Investigimit ka hetuar FIFA-n që ka mohuar akuzat ashtu si edhe në rastet e fundit për përcaktikimin e fituesve të fazës finale të Kupës së Botës 2018 dhe 2022.
 
Përzgjedhja e Rusisë dhe Katarit është shoqëruar me akuza për korrupsion në qeverinë e futbollit botëror.
 
Gjithçka ndodhi pak ditë para zgjedhjeve për Presidentin e ri të FIFA-s ku në garë është kreu aktual Sepp Blatter dhe Princi i Jordanisë, Ali Bin Al-Hussein.