Finalja e Europa League në Varshavë
Stadiumi Olimpik i Varshaves do të presë sot në mbrëmje finalen e madhe te Uefa Europa League, që vë përballe Seviljen dhe Dnjipro...

Askush në startin e këtij edicioni të Europa League nuk do të kishte vënë bast për një finale të tillë më shumë për prezencën e ukrainasve të Dnjipros sesa për Seviljen, kampione në fuqi të këtij kompeticioni.
Tvm2 që i kanë dhuruar të gjith sportdashësve emocionet e një prej evenimenteve më të rëndësishëm të futbollit të klubeve ne Europe, do të sjellin edhe sot në mbrëmje duke nisur nga ora 20 e 45, magjinë e kësaj finaleje që në letër sheh si favorite ekipin spanjoll.
Sevilja që ne edicionin e kaluar mundi në finale Benfiken, kërkon rekordin e fitores se 4 te Uefa Europa League në histori.
Përpos kësaj, Sevilja që u rëndit e pesta në kampionatin spanjoll, mund të arrije një tjetër objektiv të madh, nëse fiton trofeun do të shkonte ne Champions League sipas rregullit të ri të UEFA-s për fituesin e trofeut.
Iberiket vijnë ne finale pasi u kualifikuan ne fazën e grupeve me rivale si Fejenord, Standart Liezh dhe Rijeka, ndërsa me pas ne takimet me eliminime direkte kaluan Borusia Mynshegladbah, Vijareal, Zenitin dhe se fundmi Fiorentinen ne gjysmëfinale.
Tekniku Unai Emeri ka në dispozicion një skuadër në forme shumë të mirë, me mungese te vetme Parehan. Ai pranoi se ka mare te dhëna per Dnjipron nga ish-tekniku i ukrainasve Hunade Ramos, ndërsa pohoi se skuadra e tij është favorite.
Nga ana tjetër Dnjipro, surpriza e bukur e këtij edicioni te Uefa Europa League është duke përjetuar nje përralle të vërtete. E të imagjinosh se ukrainasit e kaluan fazën e grupeve me shume fat nëpërmjet një gabimi trashanik të gjyqtarëve që dënoi azerbajxhanasit e Karabakut.
Por qe nga ai moment Dnjipro u tregua nje skuadër cinike, qe pavarësisht se nuk që asnjëherë favorite në përballet me Olimpiakos, Ajaks, Bryzh dhe sidomos me Napolin, arriti të prishe çdo pritshmëri.
E konsideruar. hirushja e Europa League, skuadra e Dnjipros ka mbështetjen e një Ukraine të tërë që për më tepër falë afërsisë gjeografike nga Varshava do t’i kishte të shumte mbështetësit në stadium.
Mungesa më e madhe tek Dnjipro është sulmuesi Zozulia, ndërsa trajneri Markevich deklaroi se lojtarët e tij janë dukshëm nervoze para kësaj finaleje e cila do të gjykohet nga anglezi Martin Atkinson.
