Maqedoni
ASh-ja e Selës i ndau rrugët me AKI-në: Do të veprojmë në mënyrë autonome
19.11.2025 11:51
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët e Ziadin Selës bën të ditur se nga tani e tutje do të veprojnë në mënyrë autonome...

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët e Ziadin Selës bën të ditur se nga tani e tutje do të veprojnë në mënyrë autonome dhe si grup i pavarur në Kuvend, duke ndarë kështu rrugët me AKI-në.
Anëtarët e kryesisë në mënyrë unanime sollën vendim për veprim autonom të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ndërsa ditëve në vijim deputetët e ASh-së do të procesojnë në Kuvend edhe vendimin për veprim si grup i pavarur.
“Periudhën në vijim, strukturat dhe eksponentët e partisë do të fillojnë me takime jo vetëm të anëtarëve të partisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, aktorëve qytetarë e politikë dhe të çdo individi ose organizimi për të forcuar radhët tona dhe për të zhvilluar betejën tonë politike në këto momente shumë të ndjeshme politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.”, thuhet në njoftim.
