Maqedoni
VLEN: AKI, si koalicion pa kauzë, tanimë po shpërbëhet
19.11.2025 11:55
Ndaj vendimit të Ziadin Selës për të vepruar në mënyrë autonome reagoi Koalicioni VLEN....

Ndaj vendimit të Ziadin Selës për të vepruar në mënyrë autonome reagoi Koalicioni VLEN. Koalicioni AKI, i ndërtuar pa kauzë, pa vizion dhe pa orientim të qartë politik, po hyn në fazën e shpërbërjes së pashmangshme, thonë nga Koalicioni VLEN.
"Ajo që ndodhi dje me largimin e ASh-së së Ziadin Selës dhe largimi i Krenar Llogës nga ky koalicion tregojnë qartë krizën e thellë të brendshme, mungesën e kohezionit dhe dështimin për të ndërtuar një ofertë politike të qëndrueshme. VLEN mbetet forca e vetme e konsoliduar, me program, me vizion dhe me strukturë të qartë shtet-ndërtuese. Ndërsa AKI po shpërbëhet pjesë-pjesë, qytetarët dhe figura të rëndësishme politike po rikthehen aty ku gjendet stabiliteti, serioziteti dhe perspektiva e vërtetë. VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe transparencë, duke mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe duke ndërtuar një të ardhme të sigurt për qytetarët, ndërsa të tjerët merren me shpërndarjen e një koalicioni që asnjëherë nuk e pati një kauzë të veten.", thuhet në reagimin e Koalicionit VLEN.
