Rajon

Kuvendi i Kosovës vendos për qeverinë Konjufca

19.11.2025 12:02

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca plenare...

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës të seancës së parë, do të jetë çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe në seancën e dytë pritet të votohet qeveria Konjufca.
 
Kuvendi i Kosovës e ka thirrur për sot seancën për votimin e Qeverisë së re, në orën 14:00. Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit. Osmani kishte deklaruar se Konjufca dhe VV-ja kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, sa janë të nevojshme për votimin e Qeverisë. Afati 15 ditor që ka Konjufca për ta prezantuar përbërjen e kabinetit qeveritar, përfundon pikërisht nesër.
 
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavaci, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë të gjithë hapat në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje, por sipas saj është e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera për marrëveshje. Ajo shtoi se për seancën e nesërme kanë 57 vota të siguruara.