Botë
Zjarr i madh në Japoni, u dogjën 170 ndërtesa
19.11.2025 12:21
Një zjarr i madh përfshiu më shumë se 170 ndërtesa në një qytet bregdetar të Japonisë...

Një zjarr i madh përfshiu më shumë se 170 ndërtesa në një qytet bregdetar të Japonisë, ndërsa zjarrfikëset dhe helikopterët ushtarakë arritën ta shuajnë atë.
Shkaku i zjarrit është duke u hetuar, shtoi agjencia. Një person është gjetur i vdekur, raportuan mediat lokale, ndërsa një grua është shtruar në spital për djegie të lehta.
“Qeveria do të ofrojë mbështetje maksimale në bashkëpunim me autoritetet lokale për të gjithë banorët që po evakuohen për shkak të zjarrit.”, tha kryeministri japonez, Sanae Takaiçi.
Ndërkohë, zjarri ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rreth 300 shtëpi. Numri i banesave dhe madhësia e zonës së përfshirë nga flakët e bëjnë zjarrin më të madh urban në Japoni që nga viti 1976, ndërsa në vitin 2016 në Itoigaua u dogjën rreth 147 ndërtesa.
