Botë

Izraeli sulmon Libanin, të paktën 13 të vdekur

19.11.2025 12:49

Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror ndaj kampit palestinez të refugjatëve në Sidon...

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm ajror ndaj kampit palestinez të refugjatëve pranë qytetit bregdetar libanez Sidon.
 
Në deklaratën e saj, ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur një qendër stërvitore të Hamasit.
 
Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se numri i viktimave nga sulmi është 11 të vdekur dhe 4 të plagosur. Izraeli po kryen sulme sistematike në jug të Libanit, por edhe në zona të tjera, duke pretenduar se po lufton kundër Hezbollahut dhe duke shkelur armëpushimin e arritur vitin e kaluar. Një punëtor komunal libanez u vra në një sulm tjetër të martën në Libanin jugor. Al-Manar raportoi për një sulm izraelit me dron ndaj një automjeti të tipit Rapid në qytetin jugor Bint Jëbeil. Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se një person ka humbur jetën në sulmin në Bint Jëbeil.