Pas humbjes së thellë në Kardif, Maqedonia e V. përmes rrugës më të vështirë në botëror
19.11.2025 13:21
Disfata e thellë në Kardif 7:1 nga Uellsi, i humbi shpresat për kualifikim direkt ose balotazhit përmes kualifikimeve për botërorin e ardhshëm...

Disfata e thellë në Kardif 7:1 nga Uellsi, i humbi shpresat për kualifikim direkt ose balotazhit përmes kualifikimeve për botërorin e ardhshëm e me këtë edhe kundërshtar më të lehtë, përfaqësuesja e vendit do të luajë në “play –off” përmes Ligës së Kombeve. Në Kardif, futbollistët më të mirë të vendit përjetuan një “nok-daun”, të vërtetë pas Uellsi dominoi që nga minuta e parë dhe në fund u desh të pajtoheshin me disfatën më të rëndë në 10 vitet e fundit në ndeshjet zyrtare.
Krahas humbjes Maqedonia e V., mbetet në mesin e 16-të, përfaqësueseve evropiane të cilat do të luftojnë për katër vizat e fundit për botërorin e 2026-tës. Rruga është shumë e vështirë, pasi në ½ finale do të luajë në transfertë dhe kundërshtar të mundshëm mund të jenë; Italia, Turqia, Danimarka apo Ukraina.
Kjo është rruga e njëjtë të cilën Maqedonia e V. e kaloi edhe për botërorin e 2022-tës, në të cilin rrugëtim e mundi Italinë, e më pas në finale po në terren të huaj u mund nga Portugalia. Sërish rruga është ajo, por me një itenerar më të vështirë dhe kundërshtar më të mirë. Shorti i “Play off-it”, përbëhet nga katër vazo. Maqedonia e V., është e vendosur në vazon e fundit në përbërje të së cilës do jenë – Rumunia, Suedia, Irlanda e Veriut. Fituesit e ½ finales do shkojnë në finale, ndërsa vetëm katër përfaqësuese do marrin vizën për në botëror. Shorti për ndeshjet e “Play off-it”, do hedhet të enjten në Cyrih. (Gazetar: Safet Ademi)
