Eliminatoret, shkon në 42 numri i pjesëmarrësve në botëror
19.11.2025 13:24
Kemi mësuar emrat e 42 nga 48 ekipet kombëtare pjesëmarrëse në botërorin e 2026-tës...

Pasi kanë përfunduar faza e garave në grupe në eliminatoret evropiane, kemi mësuar emrat e 42 nga 48 ekipet kombëtare pjesëmarrëse në botërorin e 2026-tës, që do mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Nga e martja përfaqësues të kontinentit të vjetër në botëror do jenë- Spanja, Skocia, Belgjika nga grupi “J” ku bënte pjesë Maqedonia e Veriut, si dhe Austria. Këto pesë përfaqësuese në listën e pjesëmarrësve në botëror ju bashkëngjitën përfaqësueses së- Francës, Anglisë nga grupi me Shqipërinë, Portugalisë, Norvegjsë, Gjermanisë dhe Holandës.
Përfaqësuesja e Curacao, është kualifikuar në botërorin e 2026-tës. Këta në ndeshjen e fundit me Jamajka luajtën pa gola dhe me këtë e siguruan pozitën e parë në grup. Curaçaoa shkroi histori, pasi do debutojë dhe ajo theu disa rekorde – shteti më i vogël me 150 mijë banor si dhe shteti me territorin më të vogël që do luaj në botëror . Islanda mbeti rekordin e banorëve 330 mijë. Nga zona e CONCACAF, si fituese të grupeve të tyre do të luajnë Panama dhe Haiti.
Shorti për botërorin e ardhshëm do të hedhet me 5 dhjetor në Washington. Në Botërorin e vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 48 Kombëtare, që nënkupton se të lira janë edhe 9 vende. Lista përfundimtare e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në botëror do të mësohet në fund të marsit të vitit të ardhshëm kur në program do të jenë eliminatoret plotësuese evropiane dhe ato interkontinentale. (Gazetar: Safet Ademi)
