Basketboll

Finalisti i parë, Cleveland

27.05.2015 12:41

Cleveland Cavaliers e deklasoi Atlanta Hawksin, për t'u bërë finalisti i parë në NBA...

Se sa është i rëndësishëm për një skuadër LeBron James, e tregoi këtë gjatë gjithë stinorit dhe në fund u shpërblye duke e dërguar Clevelandin drejt finales së madhe të NBA-së.
 
LeBron James, së bashku me kompaninë e tij, e deklasoi Atlanta Hawksin, duke e mposhtur 4 herë në seri, ndërsa në ndeshjen e fundit me rezultat 118-88.
 
King Jamesi shkëlqeu me 23 pikë, 9 kërcime e 7 asitime, derisa u ndihmua edhe nga i rikthyeri pas dy ndeshjeve, Kyrie Irving, me 16 sosh.
 
Kurse në anën tjetër, 17 pikët e Jeff Teague-së, ishin tejet të pamjaftueshëm për shqiponjat e Atlantës.
 
Cleveland Cavaliers, në finalen e madhe të NBA-së, do të përballet me fituesin nga dueli Golden State - Houston , ku rezultati aktual    është 3-1 në favor të Wariors.