“EUROBASKET 2027” - Tjetër dështim, Maqedonia e V. mposhtet nga Kroacia në udhëtim
19.11.2025 13:25
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në basketboll për vajza ka pësuar një tjetër humbje në eliminatoret për “EUROBASKET 2027”....

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në basketboll për vajza ka pësuar një tjetër humbje në eliminatoret për “EUROBASKET 2027”. Maqedonia u mposht në udhëtim ndaj Kroacisë me rezultatin 83-55, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë të eliminatoreve. Basketbollistet e vendit, vetëm në periudhën e parë ishin kundërshtar të denjë, e më pas çdo gjë foli në të mirë të kroateve.
Mitarshinovic dhe Hempe tek Maqedonia ishin më të mira në ndeshje me 15 pikë, teksa te Kroacia më të dalluara ishin Begiq dhe Cvitkoviq po ashtu me nga 15 pikë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Greqia në transfertë me 97:83 e mundi Danimarkën. Në grupin F të kualifikueseve për Europian, Maqedonia dhe Danimarka tani ndajnë pozitën e 3 me përpjesëtimin 1 fitore 2 humbje. Kroacia dhe Greqia, me përpjesëtimin 2 fitore 1 humbje janë të parat. Basketbollistet e vendit, ndeshjen e radhës e luajnë me 11 mars të vitit të ardhshëm në transfertë me Danimarkën. (Gazetar: Safet Ademi)
