Detroit shënoi fitoren e 11-të me radhë, LeBron Xhejms i parë që luan në 23 sezone të ndryshme
19.11.2025 13:27
LeBron James, e ka shënuar paraqitje e tij të parë në këtë sezonë të NBA-së...

LeBron James, e ka shënuar paraqitje e tij të parë në këtë sezonë të NBA-së dhe kështu u bë basketbollisti i parë në historinë e këtij kampionati që ka luajtur në 23 sezone të ndryshme. Në fitoren vendase me 140-126 të Los Angeles Lakers kundër Utah Jazz ai morri pjesë me 11 pikë e 12 asistime. James, i cili për shkak të probleme shëndetësore nuk luajti në 14 ndeshjet e para mba rekordin e paraqitjeve sezonale. Megjithatë për të arritur rekordin e Robert Parish, ky duhet të luajë edhe 48 ndeshje. Parish ka 1.611 ndeshje të luajtura në NBA. L.A Lakers deri tek fitorja e 11-të nga 15 ndeshje në aprket u drejtua nga slloveni Luka Donçiç që shënoi 37 pikë. L.A Lakers me përpjestimin 11:4 mbaj pozitën e katërt në Perëndim, ndërsa Utah Jazz me 5:9 mbaj pozitën e 10-të.
Detroit Pistons nuk e dorëzon kryesimin e renditjes së Lindjes. Në fitoren e 11-të me radhë në trasnfertë ishin më të mirë se Atlanta Haëks të cilët I mundën me 120-112. Sërish me 25 pikë e 10 asistime shkëlqeu Cade Cunningham, ndërsa tek Atlanta me 25 pikë e 9 asistime më I mirë ishte Jalen Johnson. Detroit tani ka përpjestimin e shkëlqyeshëm 13 fitore 2 humbje, ndërsa Atlanta e gjashta në Lindje me 9-6. (Gazetar: Safet Ademi)
