Graniti për vërshëllimat: S’prisja këtë sjellje në shtëpinë time!

19.11.2025 13:30

Karriera e Granit Xhakës do të pasurohet me një tjetër pjesëmarrje në Botëror...

Karriera e Granit Xhakës do të pasurohet me një tjetër pjesëmarrje në Botëror, e cila do të jetë e katërta për kapitenin e Zvicrës. Një gjë të tillë 34-vjeçari e siguroi pikërisht përballë Kosovës së tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili nuk e priti lojtarin ashtu si ky e fundit kishte menduar.
 
“Vërshëllimat nuk i prisja, të them të drejtën ishte gjëja e fundit që mendoja se mund të më ndodhte mua sonte këtu, sidomos në shtëpinë time”, tha Granit Xhaka i dëshpëruar në fund të takimit për mikrofonin e “SRF”. “Të them të drejtën më dhemb shumë fakti se u vërshëlleva nga publiku këtu, por më duhet ta pranoj sepse edhe ky aspekt është pjesë e lojës. Gjithçka është mirë tani”, vazhdoi Xhaka.