Shorti i Play Off të Botërorit, Shqipëria njeh rivalët e mundshëm

19.11.2025 13:33

Tani është zyrtare....

Tani është zyrtare. Pas ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të botërorit, tashmë janë përcaktuar përfundimisht edhe vazot, çka do të thotë se kuqezinjtë janë njohur me kundërshtarët e mundshëm në Play Off të Botërorit. 
 
Duke qënë se jemi në vazon e 3-të, Shqipëria ka si rival të mundshëm në vazon e dytë Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Uellsin. Duke qënë se dardanët janë në një vazo me të besuarit e Sylvinhos, edhe kundërshtarët e mundshëm janë të njëjtë me tanët. Shorti i Play off hidhet me 20 nëntor.